LAJMI I FUNDIT:

Gecaj, qeverisë serbe: Ligjin për ‘Trepçën’ e bëmë vetë

Gecaj, qeverisë serbe: Ligjin për ‘Trepçën’ e bëmë vetë

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se Ligji për “Trepçën” është ekskluzivisht produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës.
Duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve të Qeverisë së Serbisë, se këtë ligj e kanë bërë ndërkombëtarët, ai ka sqaruar për “Epoka e Re” se ligji në tërësi është hartuar nga ekspertët vendorë.

Por, Gecaj ka thënë se ata kanë pasur vazhdimisht konsulta me bashkësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/