Regjimi venezuelas u ka shpërndarë armë civilëve, thotë Rosali Hernandez, një gazetare në Karakas.

Gjatë një kontrolli në mëngjes në zonën qeveritare, ajo vuri re disa civilë të armatosur, në përputhje me raportet e mëparshme, tha ajo për Sky News.


"Ndoshta ata mendojnë se do të duhet të luftojnë kundër SHBA-së në rrugë", tha ajo, transmeton Telegrafi.

"Kështu që mendoj se ata po përpiqen t'i tregojnë popullsisë se e kanë situatën nën kontroll", shtoi gazetarja venezuelase.

Ajo gjithashtu shpjegoi pse deklarata e sotme ushtarake e bëri situatën më të tensionuar për venezuelasit.