LAJMI I FUNDIT:

Gazetari serb “i zhdukur dhe pastaj i gjetur” ndodhet në Kosovë, do të dëshmojë për rastin Ivanoviq (Foto)

Gazetari serb “i zhdukur dhe pastaj i gjetur” ndodhet në Kosovë, do të dëshmojë për rastin Ivanoviq (Foto)

Ditë më parë bujë të madhe bëri raportimi i mediave serbe për zhdukjen e gazetarit serb Stefan Cvetkoviq.

Cvetkoviq merrej pikërisht me hulumtimin e rastit të vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ky i fundit pati deklaruar se di kush organizoi vrasjen e Ivanoviq.


Ndërkohë sot gazetari serb Cvetkoviq ndodhet në Kosovë.

Në një prononcim të shkurtë ai ka deklaruar se në Kosovë ndodhet për dhënie të dëshmisë së tij në Policinë dhe Prokurorinë e Kosovë, lidhur me rastin e Ovanoviq.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se përgjatë qëndrimit në Kosovë është nën përcjellje të Policisë së Kosovës.

Cvektkoviq përgjatë prononcimit ka deklaruar se ka ardhur me vetëdëshirë për të dëshmuar pranë organeve kompetente në lidhje me vrasjen e Ivanoviq, me qëllim që të ndihmojë në gjetjen e asaj se kush qëndron prapa kësaj vrasje.

Kurse lidhur me kidnapimin e tij, thotë se nuk e din kush kanë qenë personat e implikuar në rast por sipas tij prapa kësaj qëndrojnë organet shtetërore të Serbisë. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori