LAJMI I FUNDIT:

Gazetari serb nga Mitrovica e Veriut: Beogradi insiston që komuniteti serb të bojkotojë zgjedhjet

Gazetari serb nga Mitrovica e Veriut: Beogradi insiston që komuniteti serb të bojkotojë zgjedhjet

Të dielën në katër komunat në veriun e vendit (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut) është paraparë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash.

Gazetari Branislav Krstiq si çështje kryesore e ka renditur sigurinë.

“Ata që e udhëheqin Listën Serbe dhe kreu i ‘Mbrojtjes civile’, kanë deklaruar se do të injorojnë këtë proces zgjedhor. Ky injorim na çel një pako të re, sepse nuk duhet me largu atë mundësinë për organizimin e disa grupeve ekstreme ose disa individë, të cilët nuk pajtohen me politikën zyrtare të Beogradit në Kosovë dhe me politikën e Listës Serbe”, tha ai, për “Kallxo Pernime”.


Krstiq ka shtuar se nëse do të merrnin pjesë në zgjedhje Lista Serbe dhe shoqëria civile, këto grupe ekstreme do ta kishin më të vështirë operimin.

Gazetari serb ka thënë gjithashtu që atmosfera në këto katër komuna veriore është mjaft e tensionuar.

“Jam i informuar që edhe ata që kanë aplikuar për zgjedhje, janë nën presion nga Beogradi, e çka vendosin ata, ne nuk e dimë. Beogradi zyrtar, kabineti i Vuçiqit do të insistojë që zgjedhjet mos me i bojkotu veç Lista Serbe por edhe komuniteti serb”, ka thënë më tej ai.

KQZ-ja ka akredituar rreth 360 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq.

Për zgjedhjet e së dielës do jenë 31 organizata vëzhguese me 357 vëzhgues.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.

Avokati nga Beogradi: Lista Serbe, Vuçiqi dhe Radoiçiqi po i persekutojnë serbët në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Avokati nga Beogradi: Lista Serbe, Vuçiqi dhe Radoiçiqi po i persekutojnë serbët në veri të Kosovës

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetarë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur kryetarët e këtyre komunave që qeveriseshin nga Lista Serbe braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve, që nga autoritetet e Kosovës konsiderohen ilegale.

Këto zgjedhje u caktuan më 18 dhjetor 2022, mirëpo mbajtja e tyre ishte pamundësuar për shkak të përshkallëzimit të situatës më 10 dhjetor 2022, datë në të cilën u arrestua ish-polici Dejan Pantiq, nën dyshimet se kishte marrë pjesë në një sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori