LAJMI I FUNDIT:

Gazetari meksikan grushtohet gjatë raportimit në një protestë

Gazetari meksikan grushtohet gjatë raportimit në një protestë

Gazetari i një televizioni në Meksikë ka rënë pre e dhunës gjatë raportimit në një protestë që po zhvillohej kundër dhunës seksuale ndaj grave.

Aktivistët e të drejtave të mbështetura dhe nga dhjetëra qytetarë u dyndën në rrugë pas rastit të përdhunimit të dy vajzave nga një grup policësh.

E ndërsa gazetari Juan Manuel po raportonte për televizionin e tij lidhur me manifestimin një nga protestuesit i afrohet nga pas dhe e godet me grusht në befasi, transmetojnë mediat.

Rasti i Miguel nuk ishte i izoluar pasi gjatë protestës ra pre e dhunës një tjetër gazetare e një televizioni tjetër. Melissa del Pozo është reporterja e cila dhunohet nga një grup aktivistesh femra.

Aktivistë të ndryshëm nga e gjithë Meksika janë mbledhur më herët gjatë javës dhe kanë dalë në protesta duke kërkuar drejtësi për rastin e përdhunimit të dy vajzave.