LAJMI I FUNDIT:

Gazetari dhe nobelisti rus Dimitry Muratov: Situata në Rusi është toksike, propaganda e ka bindur popullin se demokracia është e dëmshme

Gazetari dhe nobelisti rus Dimitry Muratov: Situata në Rusi është toksike, propaganda e ka bindur popullin se demokracia është e dëmshme

Në takimin e organizuar nga Ambasada norvegjeze në Moskë, për nder të Çmimit Nobel për Paqe, gazetari dhe nobelisti rus Dimitry Muratov ka folur për vështirësinë në rritje të të qenit gazetar nën presidencën e Vladimir Putinit.

Reklama

Mutatov është shprehur se, situata në Rusi është toksike dhe se propaganda e ka bindur popullin se demokracia është e dëmshme.

“Situata është jashtëzakonisht e vështirë. Është toksike. Fatkeqësisht, shumë gazetarë janë detyruar të largohen nga Rusia. Ata kanë frikë se do të gjykohen dhe burgosen”, deklaroi Muratov, i cili njëherësh është redaktor i gazetës Novaya Gazeta.

Gazetari rus është shumë i vetëdijshëm për rolin që luan media në formësimin e narrativës politike në Rusi, ku sipas tij, fjala demokraci është kthyer në një fyerje në politikën ruse.

“Propaganda ka bindur shumicën e popullit rus se demokracia është e dëmshme dhe se ajo çon në kolaps. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve kanë filluar të pëlqejnë një sundim të tillë në diktaturë”, ka përfunduar ai.

Ballinat e Novaya Gazeta janë zbukuruar me fotografitë e gjashtë gazetarëve të saj, të cilët u vranë ndërsa punonin për të. Gazeta tha se ishte një mesazh solidariteti për të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre në ndjekjen e lirisë së shprehjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamjet e para të serbëve që hapen tunelin për në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Pamjet e para të serbëve që hapen tunelin për në depon e Gjykatës së Lartë në Mal të Zi

Mali i Zi
Çfarë po ndodh me normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit - si reaguan Palestina dhe Irani?

Çfarë po ndodh me normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit - si reaguan Palestina dhe Irani?

Botë
SHBA furnizon Ukrainën me raketa ATACMS - çfarë do të thotë kjo për rusët?

SHBA furnizon Ukrainën me raketa ATACMS - çfarë do të thotë kjo për rusët?

Evropa
Si do të dukej paqja në Lindjen e Mesme sipas Netanyahut

Si do të dukej paqja në Lindjen e Mesme sipas Netanyahut

Azia
Ukraina po vazhdon përballjen edhe me korrupsionin - arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t'i ikur luftës

Ukraina po vazhdon përballjen edhe me korrupsionin - arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t'i ikur luftës

Evropa

"Trupat e alienëve" të shfaqur në Kongresin meksikan dyshohet se janë të rreme

Amerika
Kalo në kategori