Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është shënuar “Dita e Çlirimit” të kryeqytetit, me ç’rast “Qytetar nderi” u shpall gazetari britanik, Vaughan Smith për pasqyrimin e luftës së Kosovës në vitin 1999.
E pas shpalljes “Qytetar nderi”, Smith mbajti një fjalim të shkurtër para asamblistëve të Prishtinës, duke kujtuar kohën kur kishte raportuar për Kosovën, kujtimet e së cilës ende i ka të freskëta.
Ai falënderoi komunën e Prishtinës për nderin që i kanë bërë, ndërsa me shaka tha nëse i duhet tash të paguaj taksa.
“Është nder i jashtëzakonshëm për mua të jem këtu dhe të shpallem ‘Qytetar nderi’”, tha Smith, raporton Telegrafi.
“Kam shumë shok në Prishtinë…Tani ndihem i privilegjuar të jem tani edhe nga Prishtina.. ‘A më duhet të paguajë taksa tani”, pyeti me shaka gazetari britanik.
Duke parë sekuenca të raportimeve të tij që u lëshuan në mbledhjen e asamblistëve të Prishtinës, ai tha se e kujton shumë mirë atë kohë dhe ende e prekin ato pamje.
“Kur i mendoj ato pamje që i pash sot prapë ende prekem, e kujtoj atë kohë shumë mirë. Imazhin që kisha për Kosovë, djegia e shtëpive, shkatërrimi i pasurisë, brutalitetit, etj… Për mua ishte e prekshme të shihja sërish këtë video…”, tha ai.
Por sipas Vaughan Smith i vjen mirë të shoh përparimin që është bërë.
Duke përmendur masakrat që janë bërë në Kosovë, ai potencoi fuqinë e mediave në pasqyrimin e ngjarjeve, rrjedhimisht masakrave që kanë ndodhur në Kosovë.
Ndryshe, në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është shënuar “Dita e Çlirimit” të kryeqytetit, me ç’rast qytetar nderi u shpall gazetari britanik, Vaughan Smith për pasqyrimin e luftës së Kosovës në vitin 1999, përmes punës së tij.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në seancën solemne tha se gazetari britanik Smith, ka pasqyruar luftën e fundit në vend përmes punës së tij.
Ai po ashtu gjatë kësaj seance paraqiti punën e gazetarit Smith përmes një video-incizimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë