Gazetari brazilian: Neymar është i varur nga uiski dhe nargjileja, fle vetëm në orën 5 të mëngjesit

Futbollisti brazilian, Neymar Junior me shumë gjasa nuk do të kthehet në fushë deri në fund të vitit 2025.
Informacioni u publikua nga gazetari Rodolfo Gomes, i cili theksoi se nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për t'u rikuperuar për t'u rikthyer në fushë këtë vit.
Përveç problemeve mjekësore, Gomes shprehu shqetësim edhe për zakonet që Neymar praktikon jashtë fushës.
Sipas tij, ish-ylli i Barcelonës dyshohet se ka adoptuar një rutinë që nuk rekomandohet për atletët profesionistë.
“Ai është i varur nga uiski dhe pijet energjike, pi nargjile dhe nuk fle deri në orën 4 ose 5 të mëngjesit”, tha gazetari.
🚨 Neymar NÃO joga mais em 2025.
Segundo informações de Rodolfo Gomes, o atacante do Santos não terá tempo de recuperação para voltar a jogar neste ano.
A fonte ainda fala:
“Ele tá viciado em whisky com energético, fuma narguilé e só dorme às 4/5h da manhã…”
🎥 @Rodox_Gomes pic.twitter.com/htoEo8Kut3
— Pérolas da Imprensa Esportiva (@esporteperolas) September 25, 2025
Neymar pritej t’i bashkohej Santosit në fazat e fundit të kampionatit brazilian, por lajmi i zhgënjeu tifozët.
Lojtari, i cili u rikthye në klub në mesin e vitit 2025 si një nga transferimet më me ndikim të të gjitha kohërave, luajti vetëm disa ndeshje para se të pësonte një dëmtim të ri. /Telegrafi/




















































