Reporterët “anashkalojnë” raportimet e përditshme të presidentit amerikan Donald Trump, dhe rrjetet televizive gjithnjë e më shumë po zgjedhin të mos i transmetojnë ato Live, sepse ata besojnë se “nuk kanë vlerë të mjaftueshme lajmesh” për të rrezikuar të shkelin rregullat e distancimit shoqëror.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është vërejtur edhe në ditët e fundit, ku ka pasur një sërë vendesh boshe në dhomën e konferencave për shtyp, në Shtëpinë e Bardhë, aty nga ku Trump ka dhënë azhurnime mbi betejën e SHBA-së kundër coronavirusit, krahas zyrtarëve të shëndetit publik.
Por, sipas Business Insider, në vend që të jepte informacione kyçe dhe vlerësime të kthjellëta të situatës për publikun amerikan, Trump shpeshherë është drejtuar në taktika më të njohura nga mitingjet e tij të fushatës: ndër tjerash duke u mburrur për arritjet e tij.
Sipas The Washington Post, reporterët tani “po mbajnë distancën e tyre sepse shqetësohen për rreziqet e shëndetit në një kohë kur shumë e konsiderojnë konferencat e lajmeve të presidentit në mbrëmje se janë bërë gjithnjë e më pak të vlefshme për lajmet”.
Po sipas të njëjtit medium, pasi dy korrespodentë të Shtëpisë së Bardhë së fundmi u dyshuan se kishin virusin, mediat kryesore përfshirë The Post, The New York Times dhe CNBC ndaluan dërgimin e korrespondentëve veteranë për të mbuluar njoftimet, njoftoi The Post.
“Në ditët e sotme, duket se ata bëjnë shumë pak lajme”, ka thënë Redaktori Ekzekutiv i The Times, Dean Baquet, për The Post. “Ne, sigurisht, rezervojmë të drejtën t’i tregojmë ata live [përmes transmetimit në internet] nëse besojmë se ata në të vërtetë do të bëjnë lajme. Por kjo nuk ka ndodhur për një kohë”.
Gjithashtu, po sipas shkrimit në fjalë, rrjetet kabllovike kanë anashkaluar edhe njoftimet e Trump.
Për më shumë se një javë, rrjetet përfshirë CNN dhe MSNBC janë larguar nga njoftimet e Trump – ose nuk i shfaqin ato fare.
Në përgjigje të kritikave nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar për mos shfaqjen e informimit të plotë të presidentit, MSNBC i tha The Hill në një deklaratë se nuk po transmetonte konferencën e plotë “sepse informacionet nuk dukeshin më të vlefshme për diskutimet e rëndësishme rreth shëndetit publik”.
Gjatë konferencave të tij për shtyp, Trump ka shtruar pyetje dhe ka drejtuar sulme ndaj reporterëve nga rrjetet televizive, duke përfshirë Yamiche Alcindor të PBS-së, pyetjet e së cilës provokuan zemërimin e presidentit.
Ndryshe, presidenti amerikan të dielën njoftoi se masat e bllokimit të SHBA-së do të zgjeroheshin deri më 30 prill dhe të martën ai zbuloi parashikime të reja duke sugjeruar se deri në 240,000 amerikanë mund të vdisnin nga COVID-19 edhe me masa të rrepta për ta luftuar atë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre