Gazeta spanjolle kërkon pasardhësin e Ronaldos, tifozët e Reali zgjedhin Mbappen para Neymarit (Foto)

Cristiano Ronaldo do të largohet me shumë gjasa nga Real Madridi.
Tashmë palët janë takuar dhe menaxheri i lojtarit i ka shfaqur shqetësimet e sulmuesit portugez.
Gazeta spanjolle AS ka bërë një sondazh se cili do të ishte lojtari i preferuar për ta zëvendësuar Ronaldo, ku në listë ka rreshtuar pesë emra.
Neymar, Kylian Mbappe, Paolo Dybala, Robert Lewandowsi dhe Antoine Griezmann ishin emrat në listë.
Lojtari më votuar nga mbi 30 mijë votues është Kylian Mbappe, ndërsa pas tij vije Neymar.
As të tjerët nuk qëndrojnë keq me vota.
Mbetet të shihet se kë do ta zgjedh Florentino Perez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































