LAJMI I FUNDIT:

Gazeta austriake: Si ndikon çështja Tahiri në hapjen e bisedimeve me BE-në

Gazeta austriake: Si ndikon çështja Tahiri në hapjen e bisedimeve me BE-në

Gazeta e njohur austriake, Kurier, në një shkrim të sajin thekson se zbardhja e ngjarjeve ku është përfshirë Saimir Tahiri mund të bëhet një çështje vendimtare model në Shqipëri.

Duke iu referuar mediave shqiptare, Kurier shkruan se Tahiri është zhdukur prej pak kohësh. (botim i djeshëm, para se Tahiri të kthehej nga Gjermania)

“Kur një sipërmarrës shqiptar u ndalua nga policia për shkak se po i jepte makinës me shpejtësi, dhe në fuoristradën e tij u gjetën 800 mijë euro kesh dhe dy patenta anijesh të ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, gjërat për ish-zyrtarin e qeverisë shqiptare u errësuan shumë. Sidomos për shkak se emri i tij kishte dalë një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një bosi shqiptar të drogës në Itali: Si ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri është përlyer disa herë, dëgjohet në bisedat telefonike të përgjuara të shefit të fuqishëm të drogës”.


Kurier thekson se llogaritë e Saimir Tahirit, por edhe gruas, prindërve, si dhe kushërinjve të largët po kontrollohen.

Kurier përshkruan panoramën politike të vendit, në një kohë kur pritet hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE, në pranverë.

Gazeta mbështetet tek deklaratat e Romana Vlahutin kur shkruan se pa zbatuar reformën në drejtësi, për Shqipërinë nuk ka bisedime për anëtarësim.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të vazhdojë.

Kurieri vjenez raporton se Tahiri mohon çdo akuzë. Por, në një situatë kur ende nuk dihet nëse bisedimet do të marrin OK-n e perëndimorëve, zbardhja e ngjarjeve ku është përfshirë Tahiri mund të bëhet, siç shkruan Kurier, një çështje vendimtare model në Shqipëri. ‎/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori