LAJMI I FUNDIT:

Gati gjysma e shqiptarëve rrezikojnë të bien në varfëri në vitin 2023

Gati gjysma e shqiptarëve rrezikojnë të bien në varfëri në vitin 2023

Një në katër shqiptarë jetojnë në mospasje deri në mjerim. Kjo do të thotë se ata e kanë të pamundur të ushqehen mirë, të ngrohen, duke mos mundur madje as të kurojnë as sëmundjet më të lehta.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave INSTAT tregojnë se në vitin 2021 ishin 622 mijë shqiptarë nga rreth 621 mijë në 2020 që jetuan nën kufirin e varfërisë. Harta e të varfërve është zgjeruar kështu me mbi 1 mijë individë.

“Mua më vjen keq… kam dhimbje pasi situata po agravohet nga viti në vit. Fakti që shumë shqiptarë nuk duan të jetojnë në Shqipëri tregon se vendi po bëhet i pabanueshëm”, thotë për A2 CNN sociologu Zuhdi Dervishi.


Ndërkohë është gati gjysma e popullsisë që rrezikon të rrëshqasë në varfëri këtë vit. Ky tregues është sa 2-fishi i mesatares së Bashkimit Europian dhe ndjeshëm më i lartë se në vendet e Rajonit, raporton A2 CNN, përcjell Telegrafi Shqipëri.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gati 44 për qind e shqiptarëve marrin të ardhura mujore sa për të plotësuar nevojat më bazike, ekuilibër që rrezikon të prishet nga rritja e çmimeve.

“Rritja e vrullshme e çmimeve e përkeqëson menjëherë situatën ekonomike të shqiptarëve. Duhet theksuar se po rriten çmimet e elementeve jetike”, vijon sociologu.

Për sociologët, niveli i lartë i varfërisë është përgjigjja e pyetjes: Pse largohen Shqiptarët?

“Më kujtohet një shprehje e Heinrich Heine, një poeti të madh gjerman i cili e ka përjetuar vetë emigracionin. Ai thoshte: Ç’më duhet një Atdhe që më katandis si një luftëtar të rreckosur?”, përgjigjet Dervishi.

Të dhënat nga INSTAT nga matja e të ardhurave dhe niveli të jetesës për vitin 2021 tregojnë gjithashtu se gati 26 për qind e familjeve që kanë fëmijë rrezikojnë varfërinë, duke mos mundur t’u ofrojnë këtyre të fundit një jetesë të denjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori