Gasperini thumbon Interin

54-vjeçari ishte shkarkuar nga kryesia e Nerazzurrëve pas vetëm tre muajve, për shkak të rezultateve të dobëta.
“Mbrojtja me tre lojtarë tani është bërë e famshme te Interi. Por, kur unë isha atje ata nuk e pranuan”.
”Kur unë u largova nuk isha i zemëruar, më shumë isha i mërzitur dhe i zhgënjyer pasi që kisha krijuar disa marrëdhënie të mira të punës aty”.
“Është frustruese edhe fakti që tani ata e kanë blerë Palacion, një vit pasi unë e kërkova kur isha aty”, ka thënë Gasperini për mediat italiane. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































