LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Vdekja e Deharit, vrasje e pastër!

Gashi: Vdekja e Deharit, vrasje e pastër!

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka deklaruar në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, se familja Dehari ka pësuar shok pas vdekjes së birit të tyre dhe se kanë angazhuar avokat për këtë rast. Ai ka përkujtuar se Dehari shkoi në pranga në paraburgim, dhe doli nga aty i vdekur në arkivol.

Gashi ka theksuar se vdekja ka qenë e dhunshmem sepse me zhiletin që është gjetur nuk ka mundur të kryhet vdekja.

“Familja ka kërkuar veç hetim të pavarur për zbardhjen e rastit. Familja kanë thënë se shteti ka përgjegjësi për vdekjen e birit të tyre, por nuk kanë përmendur emra të përveçëm. Nëse do të dihej se kush e ka kryer vrasjen, atëherë do të kishte tjera veprime. Sipas meje kjo është vrasje e pastër”, thotë Gashi.


Sipas tij, rasti nuk është zbardhur me publikimin e raportit të autopsisë.

“Prokurori e ka keqpërdor detyrën e tij, sepse ka thënë se janë kryer hetime, gjë që nuk është e vërtet. Prokurori, nuk ka iniciuar procedurë penale ndaj personave që kanë qenë përgjegjës për ruajtjen e Deharit”, thotë Gashi, i cili shton se “në këtë luftë speciale janë përfshirë edhe mediet duke i publikuar pamjet e kamerave”.

Ai ka përkujtuar se në xhirimet e publikuara vërehet se për katër minuta nuk duket askush i trishtuar për atë çka ka ndodhur brenda, pra as mjekja e as gardianët. Më pas ai ka shtruar pyetjet: pse ishte Astriti i mbyllur?

“Ku lihen terroristët vetëm në burg. Ata duhet të ruhen në mënyrë rigoroze”, ka thënë Gashi.

Shteti, sipas tij, nuk ka dashur të marrë përgjegjësi duke i shkarkuar personat përgjegjës. Por, thotë se shteti e ka pritur kryeprokurorin Sylë Hoxha që të dalë me deklaratë se Astriti ka kryer vetëvrasje.

“Hetime të pavarura nuk kanë mundur të kryhen nga persona të dyshimtë”, thotë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori