LAJMI I FUNDIT:

Gashi tregon 13 lagjet e Prishtinës ku janë të shpërndara 140 rastet aktive me COVID-19

Gashi tregon 13 lagjet e Prishtinës ku janë të shpërndara 140 rastet aktive me COVID-19

Në Prishtinë sonte janë konfirmuar edhe 46 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Bujar Gashi ka thënë për RTV Dukagjinin se me këto 46 raste numri i rasteve aktive në Prishtinë shkon 140.

Gashi ka thënë se në bazë të informacioneve të para shumica e rasteve janë raste kontakti të rasteve të mëhershme por që sipas tij mbetet nesër të merren detajet më të shumta.


Drejtori i Shëndetësisë thotë se me rastet e sotme edhe Hajvalia përfshihet në hartën e lagjeve që kanë persona me COVID-19.

“Kemi pasur 12 lagje në Prishtinës të prekura nga COVID-19, ndërsa sonte u shtua edhe Hajvalia. Pra kemi lagjet Ulpiana, Dardania, Arbëria, Kodra e Diellit, Kolovica, Sofali, Mati 1, Emshir, Kodra e Trimave, Përroi i njelmët, Vreshta dhe Parku i Qytetit”.

Gashi thotë se nesër mund të ketë edhe ndonjë lagje që mund të ketë të infektuar.

“Një lajm i mirë është që nga Komuna e Prishtinës sonte kemi pasur edhe dy të shëruar duke dërguar numrin e të shëruarve në 75”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori