LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nuk do t’i tërheqim nënshkrimet që Zaev të formojë qeverinë e re

Gashi: Nuk do t’i tërheqim nënshkrimet që Zaev të formojë qeverinë e re

Afrim Gashi nga Lëvizja Besa mbrëmë në një emision në televizionin Telma theksoi se është e paarsyeshme të mendohet se ata do të koalicionin me OBRM-PDUKM-në. Ai tha se ajo që duan është qeveri reformuese, PSP-ja të vazhdojë me punë dhe të formohet Gjykatë Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besa shikon proces i cili është i mirë për qytetarët dhe i ndihmon këtij procesi. Mendojmë se Gruevski nuk është mirë të jetë përsëri kryeministër”, deklaroi Gashi.


Ndërsa ai mohoi se Lëvizja Besa ka tërhequr nënshkrimet për formimin e qeverisë së re nga ana e LSDM-së.

“Vendimin se a do të jemi pjesë e qeverisë së re akoma nuk e kemi sjellur, bisedojmë vetëm për kryetar të Kuvendit. Ne nuk i tërheqim nënshkrimet, do ta ndihmojmë procesin aq sa mundemi”, u shpreh Gashi./Telegrafi/