Gashi-Mecola: BE-ja duhet të japë mesazhe të qarta dhe vendi duhet të fokusohet në rrugën e integrimit evropian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, ka takuar kryetaren e Parlamentit evropian, Roberta Mecola, thuhet në njoftimin nga shtypi i qeverisë.
Mecola u rizgjodh në këtë funksion me shumicë të madhe votash pas konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit Evropian në qershor të këtij viti. Kryetari Gashi, thekosjnë nga atje, falënderoi për mbështetjen e fuqishme të perspektivës evropiane të vendit tonë, të cilën e jep në vazhdimësi Parlamenti Evropian dhe veçanërisht kryetarja Mecola, dhe shprehu pritjen që ajo të vazhdojë deri në anëtarësimin e plotë të vendit në BE.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut presin ndryshime të mëdha, sepse nga ana jonë janë bërë lëshime që çuan në anëtarësimin në NATO, por jo edhe në fillimin e Konferencës Ndërqeveritare me BE-në.
Kryetarja Mecola paralajmëroi vizitë në rajonin e Ballkanit perëndimor për fillimin e vitit të ardhshëm dhe u angazhua për aktivitetet konkrete në planin ekonomik, ndërtimin e infrastrukturës, heqjen e roamingut, por edhe hapa më konkretë për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Programit për Mbështetjen Demokratike, që synon kryesisht Parlamentin.
Shtyllat kryesore të këtij Programi do të jenë legjislacioni dhe transparenca, të cilat do të realizohen përmes vizitave studimore dhe trajnimeve ndërmjetësuese, për të cilat Kryetari Gashi shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë për krijimin e parakushteve të nevojshme për realizimin e tij.
Të dy kryetarët ranë dakord për përfitimin e madh për vendin dhe qytetarët për vizionin e qartë që ka BE-ja në procesin e integrimit evropian, por edhe për mesazhet e qarta që BE-ja duhet t'i japë dhe të qëndrojë pas tyre, ndërsa vendi të mbajë fokusin në rrugën e integrimit evropian me dinjitet të ruajtur dhe qytetarë të kënaqur, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit