Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se kjo është dita e parë në të cilën po vendosen standardet e reja të punës.
Duke iu drejtuar Grupit Parlamentar të LVV-së, Gashi tha se standardet e reja të punës nuk do të jenë zhurmat e juve.
“Standardet e reja të punës nuk do të jenë zhurmat e juve, por bashkëpunimi jonë për ju. Standardet e reja të punës nuk do të jetë gjuha që përdori kolegu më herët, por do të jetë gjuha e bashkëpunimit. Standardi që do të ndërtojmë nuk do të jetë standard që e vendos Serbinë në avantazh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk do të jetë standard që e vendos Serbinë në gazetat më prestigjioze, nuk do të jetë standard që Serbia vendos gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë, nuk do të jetë standard që lejon mbi 200 mjekë të hyjnë në Kosovë e të futen ilegalisht teste anticovid”, ka thënë Gashi.
Gashi theksoj se do të jetë standard i bashkëpunimit.
“Sado që ju folni ashpër ne do të flasim but, por do të veprojmë fort. Ju garantoj që pasioni juaj i opozitës do të respektohet. Do të jemi këtu për të respektuar vullnetin politik të institucioneve të Kosovës. Ne sot po vendosim standardin e ri të të bërit politik dhe të menduarit politik dhe në këtë mendim ju jeni të mirëseardhur”, tha Gashi.
Ai garantoj LVV-në se do të jenë bashkëpunëtorë dhe se nuk të keni mundësi të sillen me mentalitetin e shkarkimeve të mesnatës.
“Opozitar të sotëm dhe të djeshëm, të dashur bashkëpunëtorë të djeshëm dhe opozitar të sotëm mirëserdhët në realitetin e ri politik, bashkëpunimin pozitë-opozitë, ju garantoj që lajmet në gazetat prestigjioze do të jenë në favor të Kosovës, bisedimet në këshillin e OKB-së do të jenë në interes të Kosovës dhe ju garantoj se për çdo vendim ju do të jeni të përshirë. Ju uroj bashkëpunim të këndshëm”, tha Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë