LAJMI I FUNDIT:

Gashi-Kurtit: Po themeloni autonominë territoriale për komunat serbe

Gashi-Kurtit: Po themeloni autonominë territoriale për komunat serbe

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka thënë kryeministrit Albi Kurti se po themelon autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe, që është shkelja më e rënd që i bën qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës dhe vullnetit politik të shprehur në vend.

Ai në seancën ku po diskutohet puna dy vjeçare e Qeverisë, ka thënë se miratimi i ligjeve anti-kushtetues siç është ligji për prokurorinë, është përgjegjësi dhe dështim i qeverisë.


Gashi ia përmendi Kurtit deklaratat e tij se nuk do të dialogojë me Serbinë pa kërkim-falje, pa u përgjigjur për të pagjeturit, por që ndryshoi qëndrimet dhe “jo vetëm që shkoi por edhe arriti marrëveshje të dëmshme për vendin”.

“Tash po e themeloni Asociacionin në kundërshtim me Kushtetutën dhe po shkoni përtej asaj çka është dialoguar dhe arritur ndonjëherë. Ju zoti kryeministër po themeloni autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe. Kjo autonomi territoriale dhe vetëqeverisëse për komunat me shumicë serbe, e paraparë në nenin 7 të marrëveshjes është shkelja më e rënd që i bëni qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe vullnetit politik të shprehur në këtë vend “, tha ai.

Gashi tha se kur flasin për ekonominë, Kurti ka harruar ta përmend ngritjen e tatimit në pronë, të cilin siç u shpreh ai nuk e ka premtuar por që e ngriti duke vështirësuar jetën qytetarëve. /Kp/Telegrafi/