Gashi: Ka fërkime brenda opozitës

Avokati Tomë Gashi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se për bindjen e tij opozita ka fërkime, për shkak të dëshirës së partnerëve për ta forcuar pozitën brenda koalicionit.
Gashi ka theksuar se për bindjen e tij zhvillimet e fundit në vend lidhen me formimin e Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.
“Është haptas që diçka nuk shkon mes tyre, pasi secila palë ka dëshirë për ta forcuar pozicionin e vetë”, tha ai.
“Kemi këtu edhe joshje të caktuara nga pushteti, por gjithmonë aludimi është edhe për shkak të profesionit tim, që unë e lidhi me atë Gjykatën 'e madhe' Speciale, këtu ka ndërskamca ka kërcënime ka gjëra të tjera, dikush dëshiron t’i shpëtoj akuzimit të ashpër”, tha Gashi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































