Gashi: Alternativa do të hapë kanale për komunikim me të gjitha subjektet e tjera politike

Partia Alternativa sot në Tetovë mbajti mbledhje të kryesisë qendrore dhe tribunë me anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët. Sipas kryetarit të partisë, Afrim Gashi, tani si parti opozitare do të kenë më shumë kohë për votuesit e tyre në takime të tilla, ndërsa në kryesinë qendrore u vendos të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim me të gjitha partitë.
“Aleternativa si parti opozitare u kthehet votuesve të saj. Në kontakte me ata jep llogari për atë që e ka bërë për një vit si pjesë e qeverisë, i organizojmë votuesit për sfidën e ardhshme, zgjedhjet e ardhshme, takohemi me votuesit tanë. Ishim në Kumanovë, sot jemi në Tetovë, ndërsa do të shkojmë në Shkup dhe në Strugë në fund dhe do të vazhdojmë me aktivitete për riorganizimin e partisë, fuqizimin e organeve dhe trupave tona, që më fuqishëm dhe më të unifikuar të garojmë në zgjedhjet e ardhshme”, theksoi Gashi.
Rreth pyetjes se a do të ofrojë mbështetje që të ketë zgjedhje të parakohshme, Gashi me qëndrim se për Alternativën, kjo nuk do të jetë agjenda kryesore.
“Kjo shkon me konsensusin e të gjithë aktorëve, unë mendoj se nuk duhet të insistojmë, një parti apo më shumë, kur të shkojmë në zgjedhje, unë kam qenë mbështetës dhe kështu ka ndodhur, të shkojmë në zgjedhje kur të gjithë të jenë gati dhe kur do ta pranojnë atë sfidë. Normal, ne si parti opozitare duam që të jenë sa më shpejt, por nuk do të insistojmë, nuk do të jetë agjenda jonë kryesore, do të veprojmë me organet tona, do të forcojmë partinë dhe të shohim nëse mund të hapim kanale për bashkëpunim me partitë e tjera politike. Sot kemi pasur kryesi qendrore dhe kemi vendosur që të hapim kanale komunikimi me të gjitha subjektet e tjera politike. Normal, partia dhe unë si kryetar do të orientohemi se me kë mund të veprojmë bashkë, a mund të pajtohemi, por partia është e hapur për komunikim me të gjitha partitë”, theksoi Gashi në prononcim për gazetarët para takimit me qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë