LAJMI I FUNDIT:

Garë midis Hyundai Ioniq 5 N dhe Mercedes-AMG GT

Garë midis Hyundai Ioniq 5 N dhe Mercedes-AMG GT

Së fundmi, kanali Carwow në YouTube ka publikuar një video të një gare midis një Hyundai Ioniq 5 N dhe një Mercedes-AMG GT.

Mercedes ka një motor V8 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë i cili i jep 585 kuaj fuqi, përcjell Telegrafi.


Hyundai ka dy motorë elektrikë që i japin sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Siç shihet në video, të dyja veturat e përfunduan garën në 11.4 sekonda.

Ne jetojmë në një kohë kur Hyundai me çmime të arsyeshme tejkalon veturat sportive me gjashtë shifra në vijë të drejtë, por ky është përfitimi i madh që ofrojnë automjetet elektrike me bateri. /Telegrafi/