Garda Civile Spanjolle ka konfirmuar vdekjen e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, në një aksident trafiku, teksa kanë zbuluar edhe shkaqet.  

Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.


Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët, teksa tani ka ardhur edhe konfirmimi nga Garda Civile Spanjolle, e cila gjithashtu ka treguar edhe shkaqet.

“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë tejkalimit”.

"Ishte në orët e para të mëngjesit, ora 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës”.

"Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën”, thuhet në njoftimin e Gardës Civile Spanjolle.

Kur u pyetën për të konfirmuar identitetin e personave të përfshirë në aksident, Guardia Civil tha: "Lojtari dhe vëllai i tij, Andre Silva". /Telegrafi/

telegrafi sport app