LAJMI I FUNDIT:

Gara përmes foto-mesazheve për kreun e LDK-së, Imet Rrahmani i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Gara përmes foto-mesazheve për kreun e LDK-së, Imet Rrahmani i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Publikimi i një fotografie nga kryeministri në detyrë dhe nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti me Kujtim Shalën, i cili është përfolur si kandidat i mundshëm për kryetar të partisë, ka nxitur reagime tek LDK-istët e Anamoravës, të cilët po e shohin Lutfi Hazirin si kandidat potencial për kreun e kësaj prtie.

Postimi i Hotit në Facebook i një fotoje bashkë me Shalën me mbishkrimin “Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka mjaftuar që mbrëmë të reagojnë anëtarë e simpatizantë të LDK-së nga Gjilani.

Ndërsa, sot ka reaguar edhe ish-minsitri i Shëndetësisë dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Imet Rrahmani.


Ai ka postuar një foto me nënkryetarin e LDK-së Lutfi Haziri, me mbishkrimin “Mirëmëngjesi LDK-ista”, përcjell Telegrafi.

Kryesia e LDK-së tashmë ka caktuar 14 marsin si datë për mbajtjen e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re të kësaj partie.

Ndërkohëm, zyrtarë të LDK-së e kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e garës për kreun e partisë.

Melihate Tërmkolli dhe Anton Quni tashmë vetë kanë konfirmuar se do të jenë kandidaturë për kryetar të partisë. E një gjë të tillë nuk e ka përjashtuar as Fatmir Sejdiu.

Ndërsa, në qarqet brenda kësaj partie si kandidat më potencialë për të marr timonin e partisë janë përmendur Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori