Numërohen mbi 50 % të votave në Mitrovicë të Jugut, ndryshon rezultati

Në Komunën e Mitrovicës së Jugut, gara për kryetar komune po zhvillohet me një rivalitet të fortë mes kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes, Faton Peci.
Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Tahiri prin me një diferencë të vogël.
Me 51,43% të vendvotimeve të numëruara (54 nga 105 gjithsej), rezultatet janë si vijon:
Arian Tahiri (PDK) – 49,12% (7,439 vota)
Faton Peci (LVV) – 47,07% (7,128 vota)
Gëzim Plakolli (LDK) – 3,14% (475 vota)
Qazim Nimani (AAK) – 0,68% (103 vota)
Deri më tani, kanë votuar 15,145 qytetarë, që përfaqëson 17,88% të pjesëmarrjes nga gjithsej 84,695 votues të regjistruar në këtë komunë.
Rezultatet tregojnë për një garë shumë të ngushtë, ku fati i zgjedhjeve mund të përcaktohet vetëm pas numërimit të plotë të votave.
Një përballje në balotazh mbetet e mundshme nëse asnjëri nga kandidatët nuk e kalon pragun e nevojshëm për fitore në raundin e parë.
Rezultatet drejtëpërdrejtë mund t'i shikoni KËTU.





















































