LAJMI I FUNDIT:

Ganimete Musliu kërkon plan konkret për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Ganimete Musliu kërkon plan konkret për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Çështja e vrasjeve të pasluftës në Kosovë u shndërrua në temë diskutimi në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu kërkoi nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj të tregojë për planet e qeverisë lidhur me zbardhjen e këtyre rasteve.


Ajo tha se LDK-ja vazhdimisht ka deklaruar se me ardhjen në pushtet do të zbardhë të gjitha vrasjet e ashtuquajtura politike.

“Në çdo fushatë elektorale, ju dhe LDK keni proklamuar se me ardhjen në pushtet të LDK-së do të bëni zbardhjen e të gjitha rasteve të ashtuquajtura vrasje politike. Tani meqë jeni në pushtet, e keni kryeministrin, ju jeni zëvendëskryeministër dhe keni dikastere të tjera që qeverisni, cili është plani konkret në zbardhjen e këtyre rasteve, kur do ta shohim një plan konkret dhe kur do të shihen rezultatet e para”, tha ajo.

Musliu tha se do të kërkojë përgjigje për këtë vazhdimisht derisa u bëri thirrje edhe deputetëve të LDK-së që t’i bashkohen.

Zëvendëskryeministri Selmanaj tha se është obligim moral i të gjithëve të punojnë që drejtësia të vihet në vend dhe se kjo çështje nuk është vetëm e tij apo e LDK-së, por duhet të jetë kërkesë e gjithë popullit.

“Është obligimi më i vogël që mund të bëjmë për familjet e tyre, që ata të dinë pse dhe nga kush janë vrarë. Në kontekstin tjetër, besoj jeni të vetëdijshëm që politika nuk i jep zgjidhje këtyre temave. Kjo është çështje e drejtësisë, por nëse mendoni që politika duhet t’u jep zgjidhje këtyre gjërave, e keni shumë gabim, pasi e dimë se këto procese janë të ndara. Atë që duhet të bëjmë ne si politikanë është të ndërtojmë një ambient të përshtatshim ku drejtësia e thotë fjalën e vet, jo vetëm për veprimtarët e LDK-së, por kushdo që është vrarë gjatë dhe pas luftës meriton drejtësi”, tha Selmanaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori