Mehmet Hajrizi
Nga një sëmundje e rëndë pushoi së rrahuri zemra e madhe e veprimtarit të shquar, Gani Sylaj, duke na kthyer ditën e sotme në dhembje e pikëllim dhe ndarje të rëndë. Ajo zemër që rrihte një jetë për Atdheun dhe lirinë e tij, u detyrua padrejtësisht të ndalej, kur i zoti i saj kishte ende shumë punë për të kryer, sidomos në shkrime memoristike e letrare, për t’u lënë trashëgim brezave porositë atdhetare, mesazhin e lirisë.
Si një yll nga qielli i përflakur i Kosovës, befasisht u shua jeta e vëllait tonë të dashur, Gani Sylaj, birit besnik dhe burrit të madh të Kosovës, luftëtarit të paepur dhe kokëunjur të lirisë së popullit të vet, idealistit të përkushtuar deri në vetëmohim, mendjes së ndritur dhe iluministit e emancipuesit të palodhshëm.
I shtrenjti miku dhe bashkëveprimtari im, Gani Sylaj, ti njëherë u betove, në emër të jetës e të lirisë, në emër të gjakut të derdhur rrëke ndër shekuj, në emër të dinjitetit dhe krenarisë njerëzore, në emër të fëmijëve të kësaj toke të zhuritur, në emër të lumturisë e dashurisë për Atdheun e qytetarët e tij; për luftën finale dhe ngadhënjimtare të Kosovës së robëruar.
Ti, si Prometeu e shpërndave ndër njerëz zjarrin e urrejtjes ndaj së keqes dhe të dashurisë fisnike e atdhetare, zjarrin e rezistencës dhe të lirisë. Ti e zgjove shpirtin kryengritës të njerëzve të popullit tënd, ti nga shërbëtori e bëre luftëtarin e vendosur, nga i pashpresi, optimistin, nga i nënshtruari, rebeluesin, nga frikacaku, guximtarin… Ti shpërndave ngado moralin e lartë atdhetar, krenarinë e të qenit shqiptar, dinjitetin njerëzor dhe guximin qytetar.
Ti Gani u mbushe shpirtin njerëzve me virtyte e vlera fisnike, me vendosmërinë në rrugën e drejtë të lavdisë Ti bashkove grushtet kryengritës të të gjitha moshave, potencialin e çlirimit dhe të ardhmërisë.
Ti dije të bëje miq, duke i mbledhur rreth një qëllimi të lartë, dije t’i doje e t’u buzëqeshje ëmbël të tjerëve, duke i bërë shpejt për vete, t’i këshilloje e të kujdeseshe, duke ua dhënë gjithë vlerat që kishe. Ti Gani Sylaj në lulen e rinisë tënde, sulmove qiejt e mbarsur me retë e zeza të robërisë, sulmove një perandori të tërë në lulëzim, për të shpëtuar popullin tënd të vogël e të mirë.
Ti i prangosuri i pamposhtur, i tmerroje persekutorët me qëndrimin tënd prej Davidi përballë Goliatit. Ti miku im nuk u lëkunde kurrë nga ideali i madh atdhetar, sado i lartë që ishte çmimi.
Ti ia dhe jetën, ditë dhe natë, pjesë-pjesë Atdheut tënd që aq shumë e deshe. Ti Gani Sylaj e dije se një ditë mund të vinte vdekja, por e përbuzje dhe e përçmoje tërë jetën, se nuk ia kishe frikën. Ti me jetën dhe veprimtarinë tënde Gani je bërë pjesë e thesarit të madh kombëtar të vlerave sublime, prandaj me ty Kosova dhe gjithë kombi ynë janë krenar. Ja përse ne të përcjellim sot me ballin lart në amshim.
Çfarë të flasë më parë për personalitetin tënd miku im i dashur?
Për sistemin e vlerave që përfaqësoje, apo për figurën tënde morale, për virtytet e larta e fisnike që kishe, apo për pasurinë e përvojës tënde të gjatë e të vështirë në Lëvizjen Kombëtare, për burrërinë, guximin, shpirtin e sakrificës e përballjen me burgun mesjetar, për përkushtimin çlirimtar sa një jetë njeriu, për mijëra faqet e shkrimeve tuaja përmbajtjesore lënë trashëgim, për qëndrimin model të të qenit bashkëshort, prind, vëlla, mik e shok besnik, apo do të hesht sot i nemitur miku im?
Jo nuk do të flas sot, sepse do të shkruhet e do të flitet gjatë për ty, për jetën dhe veprimtarinë tënde të begatë.
Lamtumirë miku im i shtrenjtë, pusho i qetë, sepse ti e di që kauza jote triumfoi, ideali yt do të ngadhënjejë tërësisht dhe fara e mbjellë do të lulëzojë.
Së fundi dua të të them se ti ishe veprimtar i rregullave dhe normave, por ato dhe ligjin e natyrës i theve së fundi, sepse fjalë të përmortshme duhej të mbaje ti për mua dhe jo unë për ty.
Bashkë me dheun e Kosovës tënde të dashur, ty të mbulon lavdia, prandaj mbetesh i pavdekshëm ndër breza, shoku dhe vëllai im i shtrenjtë.
Lavdi jetës dhe veprës së të madhit Gani Sylaj!
(Fjalim i përmortshëm në varrimin e veprimtarit Gani Sylaj)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert