Një i moshuar 91-vjeçar u bë yll në mediat sociale pasi mposhti një lojë horror pa përdorur asnjë udhëzues.

Lojtari kinez Yang Binglin, i njohur si "Game Grandpa", përfundoi video-lojën “Resident Evil Requiem” pa përdorur asnjë udhëzues. Ai transmetoi të gjithë video-lojën live dhe zgjidhi çdo gjë vetë.


Për të mbajtur shënim detajet, ai shkroi gjithçka në një bllok të zakonshëm shënimesh. Kështu ai arriti të zgjidhte enigma dhe të lëvizte në lojë.

Më parë ishte renditur në Guinness World Records si streamer-i më i moshuar.

Para pensionimit, ai punonte si inxhinier dhe filloi të luante lojëra vetëm pas vitit 1996. /Telegrafi/