LAJMI I FUNDIT:

Galliani zbulon prapaskenat se si e “rrëmbeu” Ancelottin nga Parma

Galliani zbulon prapaskenat se si e “rrëmbeu” Ancelottin nga Parma

Ish-drejtori gjeneral i Milanit, Adriano Galliani, zbulon se si ai e kishte ‘vjedhur’ Carlo Ancelottin nga Parma në vitin 2001 dhe natyrisht kjo përfshinte ushqim dhe pije.

Strategu tashmë kaloi disa vite të karrierës së tij si lojtar në Milan nga viti 1987 deri në pensionimin e tij në 1992.

Më pas, ai ndoqi ish-trajnerin e kuqezinjve, Arrigo Sacchi, si ndihmës i tij me skuadrën e Italisë deri në vitin 1995, përpara se të dilte vetë si trajner.


Planet e transferimeve të Real Madridit pasi synojnë të bëhen sërish kampion të Evropës - Perez e Ancelotti i kanë menduar edhe detajet e vogla
Lexo po ashtu Planet e transferimeve të Real Madridit pasi synojnë të bëhen sërish kampion të Evropës - Perez e Ancelotti i kanë menduar edhe detajet e vogla

Pas periudhave me Reggiana, Parma dhe Juventus, ai dukej i vendosur për një rikthim në “Stadio Tardini” në nëntor 2001 derisa Galliani ndërhyri.

“Ancelotti do të shkonte në vendin e Calisto Tanzit për të nënshkruar me Parmën në vitin 2001”, deklaroi Galliani për revistën Corriere della Sera Sette.

“Në Milan, ne vendosëm të ndryshonim trajner, kështu që thirra Ancelottin. Ai më tha se tashmë ia kishte dhënë fjalën Tanzit”.

Profecia e Ancelottit që e 'detyroi' Perezin t'ia linte të gjitha gjërat italianit rreth skuadrës - Marca del me prapaskenat e Valdebebas
Lexo po ashtu Profecia e Ancelottit që e 'detyroi' Perezin t'ia linte të gjitha gjërat italianit rreth skuadrës - Marca del me prapaskenat e Valdebebas

“Të nesërmen në mëngjes, shkova në shtëpinë e Carlos. Ishte hera e parë në jetën time që hamë mëngjes me Lambrusco, proshutë culatello, sallam dhe djathë Parmigiano. Ne e bindëm atë”, ka shtuar më tej ai.

U dëshmua se ishte rruga e duhur e karrierës, sepse Ancelotti qëndroi te Milani deri në vitin 2009, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, një titull në Serie A, dy Superkupa Evropiane, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Ancelotti është tani në Real Madrid dhe këtë sezon u bë trajneri i parë në histori që fitoi të pesë titujt kryesorë të ligës evropiane, si dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Kalo në kategori