Cody Gakpo ka folur për vështirësitë që po kalojnë tek Liverpooli që nga tragjedia me humbjen e bashkëlojtarit të tij, Diogo Jota, i cili ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare. 

Ylli i Portugalisë, Jota, dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident automobilistik më 3 korrik. 


Lajmi për vdekjen e Jotës shkaktoi një reagim të madh emocional, me homazhe që erdhën nga e gjithë bota. 

“Po, ka qenë shumë e vështirë. Shumë prej nesh ishin ende në pushime kur ndodhi kjo ngjarje”. 

“U mblodhëm si skuadër dhe si klub sa më shpejt të mundëm. U përpoqëm të jemi pranë familjes sa më shumë që mundëm në ato momente dhe bashkë si ekip të ndihmonim kudo që mundëm”. 

“Vazhdojmë ta bëjmë këtë, dhe secili është i angazhuar më shumë pas skenave sesa në publik, duke u lidhur dhe ndihmuar sa më shumë që mundet”, ka thënë Gakpo fillimisht. 

Gakpo ishte në pushime kur ndodhi vdekja e Jotas, por ishte ndër ata që morën pjesë në funeralin emocional në Gondomar dhe vizituan një vend përkujtimor jashtë stadiumit ‘Anfield’. 

“Shpresoj që familja e Diogos ndjeu dashurinë që ne kemi për ta, për Diogon dhe vëllain e tij”. 

“Mund të shihje se si përpiqemi të veprojmë si klub dhe ekip, edhe tifozët, qyteti i tërë, çdo dashamirës futbolli, si Liverpool, ne përpiqemi të jemi një familje e vërtetë”, përfundoi ai./Telegrafi/

telegrafi sport app