Futbollisti i Andorrës, Eric Vales: Ndaj Shqipërisë luajmë si të ishte finale, e kam porosi nga shokët serbë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë të enjten në udhëtim ndaj Andorrës në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
‘Kuqezinjtë’ kanë 11 pikë aktualisht dhe gjenden në pozitën e dytë në Grupin K me shtatë më pak se lideri Anglia që ka 18 sosh.
Një fitore ndaj Andorrës do të thoshte një hap drejt sigurimit të vendit të dytë që çon në fazën ‘play-off’.
E fitoren Shqipërisë duket se vendasit do tentojnë t’ia mohojnë me çdo kusht, të paktën kështu ka deklaruar futbollisti Eric Vales, i cili madje tha se këtë e ka si porosi nga shokët e tij serbë.
"Nuk mund t'ju premtoj rezultatin, sepse kjo nuk do të ishte e drejtë, por mos kini asnjë dyshim për përkushtimin dhe përgatitjen tonë për ndeshjen. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, siç bëjmë kundër çdo kundërshtari tjetër, qoftë në një ndeshje zyrtare apo miqësore.

“Do të përgatitemi dhe do të luajmë kundër Shqipërisë sikur të ishte një finale. Ajo që mund t'ju them është se atmosfera në ekip është shumë pozitive dhe jemi shumë të motivuar për të arritur një rezultat të mirë para tifozëve tanë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të përparojmë", tha Vales.
Futbollistët serbë nga klubi i tij, Tekstilac, i kanë kërkuar atij të “ndihmojë” Serbinë me një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë.
"Sigurisht që kemi folur për këtë ndonjëherë në dhomën e zhveshjes, por gjithmonë me respekt. Ne jemi profesionistë dhe respekti midis shokëve të ekipit është ajo që na bën më të mëdhenj”.
“Është normale që djemtë duan të shohin një rezultat të mirë nga ana jonë, sepse ata duan më të mirën për ekipin e tyre kombëtar dhe shpresoj që pas ndeshjes t'i shoh shokët e mi të ekipit të lumtur”, ka deklaruar Vales./Telegrafi/




















































