Marco Verratti i prinë listës së futbollistëve që kanë bërë më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori i talentuar italian i PSG-së ka arritur të kompletoj plot 375 pasime të sakta, duke lënë pas vetes shumë futbollistë cilësor.


Pas futbollistit të kampionit francez vjen mesfushori i Sevillës, Steven N’Zonzi, i cili ka kompletuar 346 pasime të sakta, ndërsa në vend të tretë renditet mesfushori i Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Gjermani ka arritur të kompletoj gjithsej 338 pasime të sakta, ndërsa pas tij renditen Koke dhe Jorginho, shkruan Telegrafi.

Mesfushori i Atletico Madridit ka kompletuar gjithsej 335 pasime të sakta, ndërsa ai i Napolit në vend të pestë vjen me 298 pasime të sakta. /Telegrafi/

Më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën e Kampionëve:

Marco Verratti        – 375 pasime të sakta

Steven N'Zonzi        – 346 pasime të sakta

Jualian Weigl           – 338 pasime të sakta

Koke                           – 335 pasime të sakta

Jorginho                    – 298 pasime të sakta

telegrafi sport app