Bota e futbollit është tronditur, pasi Vinicius Junior nuk do ta fitoj Topin e Artë ashtu siç pritej dhe siç ishte raportuar në mediat më të mëdha botërore.

Sulmuesi brazilian ka qenë favoriti kryesor, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi Topi i Artë nuk do të shkoj te Real Madridi.


Te gjiganti spanjoll e kanë kuptuar këtë dhe kanë vendosur për ta bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

2024 ballon dor brands battle 5 e1730125648896

Fituesi i vitit 2024 pritet të jetë mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri që ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.

Kësisoj në Paris përveç Vinit, Fabrizio Romano ka njoftuar se nuk do të udhëtojnë as futbollistët e tjerë të Realit përfshirë edhe trajnerin Carlo Ancelotti dhe presidentin Florentino Perez. /Telegrafi/

telegrafi sport app