Bash në mesin e vjeshtës është prezantuar një trend i ri, i cili kërkon që t’i kombinojmë fustanin e verës dhe xhaketën apo pallton e preferuar

Sa u përket këpucëve, me këtë veshje mund të mbathim atlete, çizme – dhe do të dukemi shkëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.


1 84

Kombinoni teksturat

Çelësi i bartjes së këtij trendi bazohet në kombinimin e teksturave, andaj mos u frikësoni që të bashkoni fustanin veror me xhaketën e cila është nga lëkura, apo fustanin e mëndafshtë me pallton e leshtë oversize militare.

Shtoni një palë çizme të mira

Kombinimi i fustaneve valëvitës me çizme është njëra ndër mënyrat më të lehta që me stil të ndiqni këtë trend.

2 33

Mos u frikësoni të zgjidhni rrobën e vërtetë verore

Nëse nuk dëshironi të zbuloni tepër lëkurën, apo thjesht frikësoheni se do të ftoheni, vishni një fanellë me fyt nën to.

Mos u frikësoni nga ngjyrat

Lirohuni nga rregullat e modës dhe lirisht merrni guximin që bashkë të vishni rroba ngjyrë pasteli, me vija dhe dezenë me lule.

3 24

Rrumbullakoni pamjen me aksesorë dimri

Me kujdes zgjidhni dhe përshtatni aksesorët, siç janë shallet e gjata, kapelat berete dhe shamitë. /Telegrafi/