LAJMI I FUNDIT:

Fustani ‘ulëritës’: “Më shikoni mua!” – Qe si u shfaq Kim Kardashian në dasmën e Paris Hilton

Fustani ‘ulëritës’: “Më shikoni mua!” – Qe si u shfaq Kim Kardashian në dasmën e Paris Hilton
Photo via Mega Agency

Mëkat më i madh se një fustan i bardhë nuk është dasma e dikujt tjetër

Ditën e djeshme ajo është parë në dasmën e trashëgimtares së pasur të familjes Hilton, në një kreacion që të lë pa frymë, transmeton Telegrafi.


Kim Kardashian, e divorcuar kohë më parë, erdhi me një fustan të zi të Rick Owens, me një dekolte jashtëzakonisht të hapur dhe një fund të gjerë, nën të cilin kishte mbathur çizme të ngushta të zeza që i mbulonin plotësisht këmbët.

Ajo shtriu flokët e saj të gjatë e të zinj në një bisht të ulët me një gërshet të gjatë dhe mbante unaza të zeza në veshë.

Ajo i ka theksuar sytë me grim dramatik, ndërsa në duar mbante një mini çantë të zezë.

Të gjithë janë dakord se me këtë lëvizje Kim tërhoqi vëmendjen dhe se nuk kishte person që nuk e vuri re yllin në një dasmë magjepsëse!

/Telegrafi/