LAJMI I FUNDIT:

Fustani i nusërisë nuk duhet të jetë gjithmonë i bardhë

Fustani i nusërisë nuk duhet të jetë gjithmonë i bardhë

Fustani i nusërisë jo domosdoshmërish duhet të jetë i bardhë, ka mjaft nuanca të fildishta, të cilat do të ishin shumë të bukura.

Zgjedhja e fustanit të nusërisë është një ndër momentet më emocionuese në përgatitjen e dasmës.

Është veshja që përdoret vetëm një herë, duke mbartur brenda historinë tonë të dashurisë, ëndrrat e thurura herët.

Por të kuptosh se cili është modeli “i duhur”, ai që i përshtatet jo vetëm ëndrrës, por edhe fizikut tonë, është e rëndësishme, në shumëllojshmëritë e propozuara nga atelierët dhe dyqanet e dasmave.

Para së gjithash duhet të kuptojmë se si duket silueta jonë. E rëndësishme është që ai fustan të jetë posaçërisht për ju, ndaj mos lini asgjë pa provuar pavarësisht ngjyrës.

Nëse do të vini bizhuteri, atëherë provoni fustanin së bashku me të gjithë aksesorët.

Për ato që martohen për herë të dytë, ngjyra pastel është më e përshtatshme.

Fustani i bardhë i nusërisë përfaqëson dëlirësi, etj.

Fustani i kuq, simbolizon arritjen e rezultateve dhe sukses.

Fustani i verdhë shpreh gëzim, lumturi, ndriçim etj.

Edhe pse kemi shumë varietete ngjyrash dhe simbolikash, preferohet që ngjyra e fustanit të jetë zgjedhje personale e nuseve të ardhshme. /Telegrafi/