Të hënën në mbrëmje qendra e vëmendjes u rikthye kah këngëtarja Dua Lipa, teksa u paraqit në ngjarjen vjetore, "Pride Of Britain Awards" (Çmimet e Krenarisë së Britanisë).

Këngëtarja 24 vjeçe, dukej tërheqëse në një fustan të shkurtër të zi, në ngjarjen e cila po zhvillohej në "Grosvenor House Hotel", në Londër, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


dua1 7

Ylli shqiptaro-anglez e kompletoi pamjen e saj me një palë tanga të zeza, të cilët i dhanë një pamje edhe më atraktive.

Duke tërhequr vëmendjen e mëtejshme për pamjen e saj të përgjithshme, ajo zgjodhi një model flokësh të veçantë, kombinuar me një makijazh të dukshëm.

dua2 5

Dua ishte pa të dashurin Anwar Hadid ndërsa u takua me personazhet e famshme si Cheryl dhe Simon Cowell në këtë aktivitet.

Më shumë se 100 yje më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar u mblodhën në "Daily Mirror Pride of British Awards" për të nderuar heronjtë e panjohur të kombit në përvjetorin e 20-të të ngjarjes.

dua3 4

Me çmimet e kësaj ngjarje nderohen njerëzit shumë personalitete për arritje të tyre të larta brenda vitit. /Telegrafi/

dua4 6