LAJMI I FUNDIT:

Fushata e Kosovës për anëtarësim në NATO, flasin deputetë e ekspertë të sigurisë

Fushata e Kosovës për anëtarësim në NATO, flasin deputetë e ekspertë të sigurisë

Ditët e fundit pas luftës në Ukrainë janë shtuar zërat për përshpejtimin e procesit për anëtarësim të Kosovës në NATO.

E pikërisht për këtë ditë më parë presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka shkruar një letër presidentit amerikan Joe Biden, nga i cili kërkoi mbështetje, e për të cilën Telegrafi raportoi ekskluzivisht.


Osmani në letrën dërguar presidentit Biden të siguruar nga Telegrafi shkruan se Kosova vazhdimisht po i ekspozohet kërcënimeve nga Rusia, e po ashtu edhe Ballkani Perëndimor.

“Duke pas parasysh këtë ne shprehim besimin tonë që SHBA-të do të përdor lidershipin dhe ndikimin e saj që aktivisht të ndihmojë dhe shtyjë para anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e NATO-s”, thuhet në letër.

Vetëm disa ditë pas kësaj letre, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e sigurisë vendore dhe asistente e posaçme e Presidentit Biden.

Por çfarë e pengon Kosovën që të bëhet pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë?

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, pengesa për anëtarësimin e Kosovës në NATO ka vetëm në aspektin politik.

Ekskluzive - Osmani letër presidentit Biden, kërkon ndihmën e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO  
Lexo po ashtu Ekskluzive - Osmani letër presidentit Biden, kërkon ndihmën e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO  

“Sa i përket aspektit teknik, operacional, ne kemi një favor shumë të madh. Ne favorizohemi pasi e gjithë struktura, infrastruktura, përgatitja e oficerëve, kuadri human e pajisjet, të gjitha janë ngritur me standardin më të lartë të NATO-s… Aspekti politik është më problematik se sa kriteret teknike operacionale”, deklaroi Dugolli për RTV Dukagjinin.

Se jemi mirë në aspektin operacionl e thotë edhe njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, për shkak të agresionit rus mbi Ukrainën procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO duhet përshpejtuar.

“Dialogu pavarësisht se është duke u zhvilluar nuk besoj se është pengës për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Anëtarësimit në NATO duhet t’i paraprijë plani i partneritet për paqe dhe plani aksional”, deklaroi Ibishi.

Se Kosova është e interesuar për anëtarësim në NATO e tha edhe kryeministri Kurti në një medium Zviceran.

Problem tjetër për anëtarësimin e  Kosovës në NATO janë konsideruar katër vendet e NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Katër vendet e BE-së që janë edhe anëtare të NATO-s, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania.

Qiproja është një tjetër vend i BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori