Në kuadër të ditës së tretë të “Kosova Business Forum”, tri kompani prestigjioze vendore u bënë pjesë nënshkruese e platformës së Parimeve të Fuqizimit të Grave (WEPs), një nismë e UN Women dhe Kompaktit Global të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë grupim bashkohen Telegrafi.com, Cacttus dhe Melita & Partners si pjesëmarrëse të reja.
Platforma WEPs synon të sjellë një standard në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në vendin e punës, tregun e punës dhe komunitetin më gjerë.
Përmes shtatë parimeve udhëzuese, bizneset inkurajohen të krijojnë kushte më të drejta dhe të dinjitetshme për punësimin e grave, qasje të barabartë në trajnime dhe mundësi për ngritje në detyrë pa pengesa gjatë rrugës së karrierës.
Vlora Tuzi-Nushi, drejtore e zyrës për Kosovë, UN Women në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto veprime janë pjesë e një partneriteti global me sektorin privat dhe qëllimi është të ndihmojë korporatat të punojnë drejt përmirësimit të praktikave të tyre në lidhje me barazinë gjinore dhe nxitjen e praktikave të punësimit që promovojnë fuqizimin e grave.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/vlora.jpg)
“Janë shtatë parime që kanë të bëjnë kryesisht me punësimin e grave, dhe jo vetëm, por t’iu mundësohen atyre kushte të mira të dinjitetshme në vendin e punës. T’iu mundësohet atyre qasje e barabartë në trajnimin apo edukimin e vazhdueshëm. T’i jepet mundësia në ngritje në pozita, pa iu nxjerr pengesa përgjatë rrugës së zhvillimit të karrierës. Parimi tjetër ka të bëjë me angazhimin e kompanisë në komunitet. Se si kompania përtej përfitimeve të drejtpërdrejta financiare të fillojë të ndajë dhe të merr prej komunitetit të gjitha të mirat që t’i ndajë sa më drejt në komunitet. Është platformë ku deri më tani i ka mbi 9 mijë kompani nënshkruese”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, ajo ftoi kompanitë e tjera të bëhen pjesë e kësaj platforme duke u shprehur se ka kompani që tashmë praktikojnë këto parime, mirëpo ende nuk janë bërë pjesë e rrjetit global.
“Mendoj që ka kompani në Kosovë që veç i kanë përmbush këto parime, por thjesht s’kanë dëgju dhe s’janë pjesë e këtij rrjeti global”, ka thënë tutje Tuzi-Nushi.
Ajo tregoi se deri më tani në Kosovë janë 15 kompani nënshkruese e kësaj platforme.
“Sot i kemi edhe tri kompani nënshkruese në këtë platformë, pjesë e së cilës është dhe Telegrafi, Cacttus dhe Melita&Partners”.
Sot, me nënshkrimin e Telegrafi.com, hapet një kapitull i ri në angazhimin mediatik për qëndrueshmëri gjinore, ndërsa Donika Hoxha-Beka, drejtoreshë për Financa, Burime Njerëzore dhe Administratë në Telegrafi.com, u shpreh se ky është një hap konkret i kompanisë për të dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm në ofrimin e një ambienti të barabartë për të dy gjinitë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/donche.jpg)
“Telegrafi në vazhdimësi vazhdon të ofrojë ambient të barabartë, për punësim pa dallim gjinie. Domethënë, sot e dëshmuam këtë dhe me nënshkrimin e WEPs- sit. Telegrafi si media do të vazhdojë të jetë shembull dhe model për barazi gjinore në të gjitha aspektet dhe për fuqizimin e gruas në veçanti”, ka thënë Hoxha-Beka.
Edhe Melita Ymeraga, bashkëthemeluese & CEO i Melita Partners, nënvizoi rëndësinë e mundësive të barabarta gjinore si pjesë integrale e kulturës së kompanisë, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj nxitjes dhe mbështetjes së zhvillimit të karrierave të gruas në biznes.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/melita.jpg)
“Rëndësia e vepsave në kompani është mundësi të barabarta pa dallim gjinor edhe nënshkrimi është vetëm formalizimi i asaj që kompania ofron pa marrë parasysh barazinë gjinore. Qysh në fillim, edhe ngaqë vetë jam gru në biznes, jam mundu që me i përkrah vajzat, gratë, pa marrë parasysh stadin e tyre në të cilin janë në zhvillim të karrierës dhe me i shty me ec përpara.
Kështu që kjo veçse e certifikon edhe e dëshmon dedikimin që kompania ka në aspekt të barazisë gjinore”, u shpreh Ymeraga.
Ndryshe, Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs) janë një grup parimesh që ofrojnë udhëzime për biznesin se si të avancojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në vendin e punës, treg dhe komunitet.
Kjo platformë është themeluar nga UN Women dhe Kompakti Global i OKB-së. WEPs-të janë të informuara nga standardet ndërkombëtare të punës dhe të të drejtave të njeriut dhe të bazuara në njohjen që bizneset kanë aksione dhe përgjegjësi për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
WEPs-të janë mjeti kryesor për ofrimin e korporatave në dimensionet e barazisë gjinore të agjendës së vitit 2030 dhe Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Duke iu bashkuar komunitetit të WEPs-ve, CEO sinjalizon përkushtimin ndaj kësaj agjende në nivelet më të larta të kompanisë dhe për të punuar në bashkëpunim në rrjetet me shumë palë për të nxitur praktikat e biznesit që fuqizojnë gratë. Këto përfshijnë pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë, praktika të zinxhirit të furnizimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë dhe zero tolerancë ndaj ngacmimeve seksuale në vendin e punës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe