LAJMI I FUNDIT:

Funta bie për shkak të mos ngritjes së kamatave

Funta bie për shkak të mos ngritjes së kamatave
www.public-domain-image.com (public domain image)

Funta sot ka shënuar rënie pothuajse një cent ndaj dollarit, pasi që guvernatori i Bankës Qendrore së Anglisë (BoE) deklaroi se tash nuk është momenti i ngritjes së shkallës së kamatës.

Valuta britanike ra në nivelin më të ulët njëjavor prej 1,2669 dollarësh nga 1,2758 dollarë, pas deklaratës së guvernatorit Mark Carney se rritja e dobët e fitimeve dhe sinjalet e përziera për shpenzimet personale dhe investimet afariste janë arsye e mos rritjes së shkallës së kamatës në këtë moment, transmeton Reuters. /Telegrafi/