Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Giovanni Fungo, ka deklaruar se NATO mbështet zhvillimin e FSK-së në pajtim më mandatin e tyre aktual, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se nëse mandati i FSK-së evoluon, atëherë Aleanca Veri-Atlantike do të shqyrtojë nivelin e përkushtimit ndaj kësaj force në ndërtimin e kapaciteteve.
Ai në një intervistë për ‘European Western Balkans’ tha se KFOR-i do të vazhdojë të ndihmojë FSK-në si forcë multietnike dhe profesionale në pajtim me mandatin e tyre aktual, por nëse ndryshon mandati i FSK-së për shndërrim në ushtri atëherë edhe NATO do të shqyrtojë përkushtimin e saj ndaj kësaj force.
Gjeneral-lejtënant Fungo ka vlerësuar situatën e sigurisë në vendin tonë si stabile pavarësisht disa tensioneve të mëhershme, duke përkujtuar se me përjashtim të Manastirit të Deçanit, të gjitha objektet tjera fetare serbe në Kosovë janë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.
“KFOR-i bashkëpunon me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, për të siguruar se Kosova disponon me mjete të duhura për t’u përballur ndaj çdo sfide të sigurisë”, tha kreu i misionit të KFOR-it.
Numri një i KFOR-it theksoi se NATO mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe në këtë kuadër KFOR-i luan rolin e tij në terren në pajtim me mandatin për të siguruar stabilitet dhe siguri.
“KFOR-i kryen aktivitetin e tij në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara, BE-në dhe akterët tjerë ndërkombëtarë, për të ruajtur zhvillimin demokratik, multietnik dhe paqësor të Kosovës”, tha Fungo.
Ai ka folur edhe rreth bashkëpunimit të KFOR-it me Ushtrinë e Serbisë, duke thënë se këto marrëdhënie mund të vlerësohen si profesionale dhe konstruktive për të dyja palët.
Ndryshe, komandanti italian ka theksuar se misioni që ai drejton është i përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, dhe se janë të gatshëm të përgjigjen ndaj çdo kërcënimi të sigurisë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City