LAJMI I FUNDIT:

“Fundi i marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi është afër” (Video)

“Fundi i marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi është afër” (Video)

Gazetari Fidan Rama ka thënë se letra e Trump dhe ajo e dërguar nga Bashkimi Evropian kanë qartësuar formatin e bisedimeve.

Rama në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është qartësuar se Limaj dhe Ahmeti do të jenë karshi njëri-tjetrit pranë  Presidentit Thaçi.

“Limaj dhe Ahmeti do të jenë dëshmitarë dhe raportues njëkohësisht”.


Ai ka thënë se letra e Trump paralajmëron se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është afër.

“Mesi apo fundi i janarit do të dalë diçka më konkrete si propozim…Pritet edhe reagimi i Moskës para vitit të ri ku edhe ajo do t’i jep mbështetje asaj që kanë bërë Trump dhe Bashkimi Evropian, dhe do të kemi të qarta tri pozicione”.

Gazetari ka thënë se edhe me mbylljen e marrëveshjes, dialogu mes palëve do të vazhdojë për shumë çështje tjera të pazgjidhura.

“Por është më e rëndësishme se esenca e marrëveshjes është se Serbia nuk do të na pengojë të anëtarësohemi në OKB siç ka bërë deri tani”.

Ndërkohë edhe njohësi i politikave në SHBA, Ilir Ibrahimi ka thënë se qendrat e mëdha botërore përfshirë edhe Rusinë po duket që tashmë kanë arritur një akord për të mbështetur një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutimet e mëdha në një mënyrë ose tjetër janë përmbyllur…ka një lloj akordimi mes qendrave të mëdha,  Uashingtonit dhe Brukselit në këtë rast, por ka shenja se ka një bashkërendim edhe me Moskën”, tha Ilir Ibrahimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori