Duke ‘rrugëtuar’ rreth Tokës që nga viti 1998, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) është një projekt shumëpalësh që përfshin pesë agjenci hapësinore nga e gjithë bota.
Ai ka kryer mijëra eksperimente dhe ka ndihmuar superfuqitë të mbajnë korridoret e komunikimit të hapura, edhe kur marrëdhëniet në Tokë kanë qenë të ftohta.
Megjithatë, është e paqartë nëse ISS do të arrijë edhe datën e fundit të ekzistimit të propozuar nga NASA, për në vitin 2031.
Kjo pasi që, siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, partnerët kryesorë po kërcënojnë të tërhiqen për shkak të tensioneve dhe kostove në rritje në një kohë kur ISS është më i nevojshëm se kurrë.
Pra, pse nuk do të shohim një tjetër stacion hapësinor të ndërtuar ndërkombëtarisht në këtë shkallë, dhe çfarë na tregon “shembja” e ISS për rritjen e konfliktit në hapësirë?
Origjina e ISS
Stacioni i parë hapësinor në botë, Salyut 1, u nis nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1971. SHBA-ja ndoqi shembullin në vitin 1973 me Skylab-in e saj.
Megjithatë, dekadat e Luftës së Ftohtë përfunduan me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe në vitin 1991 ish-rivalët u mblodhën për të punuar rreth ISS.
Dr. Mariel Borowitz, një eksperte në çështjet e politikave hapësinore dhe profesoreshë e asociuar në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji, argumenton se ndërtimi dhe thellimi i marrëdhënieve ndërkombëtare ishte ndoshta qëllimi më i rëndësishëm i ISS.
Ajo thotë se një arsye shtytëse për ISS ishte “puna me aleatët në një projekt të madh, shumë të dukshëm, të avancuar shkencërisht dhe teknikisht, por më pas edhe angazhimi bashkë me Rusinë veçanërisht në këtë lloj bashkëpunimi paqësor”.
Borowitz thekson se ky bashkëpunim ndërkombëtar u shoqërua edhe me përfitime shkencore dhe përparime në teknologji dhe aftësi për eksplorimin njerëzor në hapësirë.
Projekti gjithashtu uli kostot për vendet pjesëmarrëse duke bashkuar burimet e tyre.
Ndërsa Dr. Dimitrios Stroikos, Drejtues i Projektit të Politikës Hapësinore të LSE IDEAS, nënvizon një arsye tjetër strategjike për përfshirjen e Rusisë në projektin ISS.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai beson se ishte një mënyrë për amerikanët për të mbajtur të angazhuar shkencëtarët dhe inxhinierët rusë dhe për të parandaluar ndarjen e teknologjisë së ndjeshme me shtetet rivale.
Kostot në rritje dhe qëllime të ndryshme
Kur kemi parasysh përfitimet shkencore dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar; pse po flasim për fundin e ISS?
Një nga arsyet kryesore është rritja e kostove dhe zhvendosja e qëllimeve strategjike, të cilat tani janë shumë të ndryshme nga koha kur u krijua ISS, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
ISS i kushton vetëm NASA-s rreth 3.8 miliardë euro (4 miliardë dollarë) në vit për të operuar, me Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA) që e vendos çmimin e zhvillimit dhe funksionimit të ISS për dhjetë vjet në 100 miliardë euro.
Fatkeqësisht për vendet pjesëmarrëse në program, stacioni po plaket shpejt, duke rritur më tej kostot e funksionimit.
Ndërsa data e “daljes në pension” për ISS është zgjatur më parë, vitet e fundit, ISS ka vuajtur disa probleme.
Dhe rritja e kostos së mirëmbajtjes së ISS vjen pasi vendet po e kthejnë vëmendjen e tyre drejt projekteve të reja, siç është programi Artemis i NASA-s i ngarkuar me kthimin e njerëzve në Hënë ose dërgimin e raketave në Mars.
Komercializimi i hapësirës dhe përdorimi në rritje i kompanive private nga NASA e ka bërë gjithashtu të pamundur një ISS të ri ndërqeveritar.
Sipas projektit të saj “Commercial LEO Destinations”, NASA do të angazhojë pothuajse 500 milionë euro për kompanitë private që zhvillojnë stacione private hapësinore.
Një hapësirë “më e armatosur dhe e kontestuar”
Megjithatë, një arsye tjetër për shkatërrimin e ISS është se hapësira është thelbësisht më e kontestuar dhe po “armatoset” gjithnjë e më shumë nga fuqitë konkurruese.
Rritja e tensioneve dhe betejave gjeopolitike në Tokë po përhapen gjithashtu në hapësirë.
Ndërkohë që SHBA-ja po ua jep kapacitetet e stacioneve hapësinore, partnerëve privatë – fuqitë në rritje janë vendosur në zhvillimin e stacioneve të tyre hapësinore.
Kina, e cila që nga viti 2011 është përjashtuar nga projektet që përfshijnë NASA-n për shkak të Amendamentit Wolf, po ndërton stacionin e saj hapësinor Tiangong. Stacioni është planifikuar të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Pas fillimit të agresionit mbi Ukrainë nga Putini dhe sanksioneve pasuese, Rusia gjithashtu ka konfirmuar se synon të largohet nga programi ISS deri në vitin 2024 për të ndjekur stacionin e saj hapësinor, i cili tha se do të ishte i hapur për bashkëpunim me “vendet mike”.
Në shtator, shefi i hapësirës i emëruar së fundmi i Rusisë, Yuri Borisov, e quajti ISS si “të rrezikshëm” dhe të papërshtatshëm për qëllim.
“Teknikisht, ISS ka tejkaluar të gjitha periudhat e garancisë”, tha ai. “Një proces si orteku i dështimit të pajisjeve po fillon, po shfaqen çarje”.
Përpjekjet hapësinore kineze kanë nxitur gjithashtu fuqi të tjera hapësinore, si India, të përshpejtojnë planet e tyre për stacionet hapësinore kombëtare.
Dr. Rajeswari Pillai Rajagopalan, Drejtor i CSST dhe ish-ndihmësdrejtor i Sekretariatit të Këshillit të Sigurimit të Indisë, thotë se nuk ka dyshim se hapësira po bëhet më e kontestuar.
Megjithatë, ajo thotë gjithashtu se kjo mosmarrëveshje e shtuar ka çuar në partneritete dhe zhvillime të reja që do të kishin qenë të vështira për t’u parashikuar.
Një shembull është rritja e bashkëpunimit të Indisë me Japoninë, SHBA-në dhe Australinë dhe rolin e saj udhëheqës në të folurit për normat, rregullat dhe rregulloret në hapësirë.
“Ne mund të jemi dëshmitarë të shfaqjes së dy kampeve, njëri i udhëhequr nga SHBA dhe tjetri i udhëhequr nga Kina dhe Rusia, një lloj sferash ndikimi në hapësirë të karakterizuar nga konkurrenca”, shtoi Stroikos.
Ai shton se ndryshe nga gjatë Luftës së Ftohtë, sot, fuqitë e mëdha hapësinore nuk po flasin me njëra-tjetrën dhe se kjo është mjaft problematike, por nuk do të thotë se konflikti në hapësirë është i pashmangshëm.
Çështje më të mëdha për të zgjidhur në hapësirë
Ndërsa “shembja” e ISS është një nga shenjat më të dukshme se ne po hyjmë në një epokë të ndryshme të politikës hapësinore, Stroikos argumenton se nuk duhet ta lëmë atë të na shpërqendrojë nga çështjet më të mëdha.
“Shqetësimi im kryesor është se si tensionet e larta do të rrisin më tej mosbesimin midis fuqive të mëdha hapësinore, në një kohë kur bashkëpunimi është urgjentisht i nevojshëm për të trajtuar sfidat globale të hapësirës, siç janë mbeturinat hapësinore dhe vendosja e normave të sjelljes së përgjegjshme”, tha ai.
Mbetet për t’u parë nëse përpjekjet për të zgjidhur tensionet dhe çështjet e politikës së hapësirës do të kenë sukses ose nëse, si ISS, ato do të “zbresin” përsëri në Tokë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t’ju ndihmuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-380x233.jpg)
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t’ju ndihmuar
![Trump thotë se “autoriteti i SHBA-së” do ta marrë Gazën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-king-abdulah-380x233.jpg)
Trump thotë se “autoriteti i SHBA-së” do ta marrë Gazën
![Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-28-380x233.jpg)
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
![Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-28-780x439.jpg)
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
![Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Scott-Bessent-trump-e1739295458994-780x439.jpg)
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
![Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.jpg)
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar
![Trump thotë se](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-king-abdulah-780x439.jpg)
Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re