LAJMI I FUNDIT:

Fund lëkure dhe çizme të gjata: Ky kombinim i Gigi Hadid do t’ju pëlqejë shumë

Fund lëkure dhe çizme të gjata: Ky kombinim i Gigi Hadid do t’ju pëlqejë shumë

Thjeshtë dhe e bukur!

Ditët e fundit ajo ka qenë shpesh në fokusin e mediave, për flirtin me Bradley Cooper, por edhe deklaratat për luftën Izrael-Palestinë. Duke lënë mënjanë thashethemet, ka një detaj tjetër që e bën Gigi Hadid të jetë gjithmonë në radarin e paparacëve dhe medias rozë: stili i saj i pagabueshëm!


Supermodelja ka qenë në New York për një aktivitet që lidhet me modën dhe rrugëve të metropolit të famshëm, nuk i ka shpëtuar interesit të fotografëve. Me veshjen e fundit, Gigi sapo na dha formulën e prakticitetit dhe stilit të lezetshëm për një ditë komplet të zakonshme.

gettyimages

E veshur me një nga kombinimet më të njohura të këtij sezoni: fund të gjatë lëkure dhe çizme deri te gjuri, ne mendojmë se Gigi Hadid duket e thjeshtë dhe e bukur!

Në gardërobën vjeshtë/dimër, tri janë gjërat që duhet të keni për një kombinim praktik dhe të lezetshëm: pulovër, fund dhe çizme të gjata, sidomos nëse doni të rikrijoni stilin e Hadid, citon Anabel.

Filloni me një pulovër të ngrohtë me tone neutrale, një fund të gjatë prej lëkure të zezë dhe çizme deri te gjuri në të njëjtën ngjyrë.

Lehtë, apo jo?

gettyimages

/Telegrafi/