Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka apeluar te Qeveria e Kosovës që të procedojë brenda muajit qershor projektligjin për pagat, përndryshe paralajmërojnë se do të ketë kolaps në shëndetësi.
Kryetari i FSHSK-së, Blerim Syla, tha se janë se qershori është më e shumta që mund të japin si afat.
“Qëndrimi i Federatës është që të procedohet në mënyrë urgjente projektligji i pagave. Deri në fund të qershorit ne kemi një grevë të pezulluar, nëse nuk procedohet ligji që punëtori shëndetësor të ketë pozitë të merituar, atëherë do të ketë kolaps”, tha ai, përcjell KosovaPress.
Ai foli edhe për Kontratën kolektive sektoriale të nënshkruar në mes Federatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas tij përfshin disa përfitime për punonjësit shëndetësor.
“Ajo çka është me rëndësi është se ajo kontratë ka kushtuar 4 milionë euro – fillimi. Kujdestaria është rritur 45 për qind me nivelizime të ndryshme. Që do të thotë se të gjithë kanë përfituar por në nivele të ndryshme. Por lajmi i mirë është që tani me kujdestari qëndrojmë më mirë se në rajon”, tha ai.
Sipas tij, debatet që po bëhen kinse për të gjetur zgjidhje më të mira, janë vetëm sa për të blerë kohë, pasi që po bëhen manipulime.
Ndërsa nënkryetari i FSHSK-së, Xhemajl Selmani, tha se sipas këtij tabelari, koeficienti për mjekun është paraparë 4, ndërsa për infermierin 1.7, vlera këto të papranuara nga punonjësit shëndetësor.
Ndërsa theksoi se Federata ka propozuar që koificienti për mjekun specialit të jetë tetë.
“Këto ditë prej MAP-it kemi dëgjuar se e ka nxjerrë në shqyrtim dhe një tabelar sipas të cilit bëhet nivelizimi i pagave. Ai tabelar për punonjësin shëndetësor është i panegociueshëm, tabelar i cili nuk ia jep punonjësit shëndetësor statusin e merituar”, tha ai. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë