LAJMI I FUNDIT:

FSSHK-së: Të ndalen sulmet ndaj punëtorëve shëndetësor   

FSSHK-së: Të ndalen sulmet ndaj punëtorëve shëndetësor   

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor në Shërbimin e Urgjencës në Prizren.

FSSHK thekson se dhuna ndaj punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e patolerueshme,

“FSSHK fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor. FSSHK fton të gjithë akterët relevant shtetëror që të ngrisin zërin e tyre, t’i bashkojnë forcat në mënyrë që sulmet ndaj personelit shëndetësor të shoqëruara me dhunë fizike të luftohen fuqishëm”, thuhet në reagim.


Sulmohet personeli mjekësor në Prizren, arrestohet një person
Lexo po ashtu Sulmohet personeli mjekësor në Prizren, arrestohet një person

Sipas Sindikatës, punëtorët shëndetësor po dëshmohen çdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre. /Telegrafi/