Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) sivjet do të shënojë Ditën e Forcës me flamuj e emblema të reja për secilën njësi. Ato janë dekretuar nga presidenti i Kosovës dhe të mërkurën ushtarët e FSK-së do të parakalojnë për herë të parë me mandat të ri ushtarak.
Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama thotë se sivjet Dita e Forcës do të jetë e veçantë për të gjithë Kosovën, meqë do të jenë zyrtarisht për herë të parë me mision dhe mandat të ri ushtarak.
Të mërkurën Forca e Sigurisë së Kosovës do të shënojë ditën e saj, me një ceremoni në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kjo është hera e parë që FSK shënon “Ditën e Forcës” me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës.
Andaj edhe kjo ceremoni nuk do të jetë krejt e zakonshme.
Njësitë e FSK-së do të paraqitën me flamuj dhe emblema të reja, të dekretuara për çdo njësi nga presidenti i Republikës së Kosovës.
Gjeneral Rama thotë se faza e tranzicionit ka sfida, por shprehet i bindur se do të vazhdojnë me realizimin e objektivave bazuar në planin afatgjatë të paraprë për tranzicionin e FSK-së.
“Me 27 do të dalim me emblema, të çdo njësie, të reja, me flamuj të ri, dhe normalisht prej 27-it shkëputet misioni i kaluar dhe kalojmë në misionin e ri, gjithmonë duke i marrë parasysh, faza e tranzicionit i ka edhe sfidat e veta, por deri tash jemi shumë të kënaqur me të arriturat që i kemi pasur pavarësisht edhe sfidave që kanë dalur gjatë rrugëtimit, por do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm me objektivat dhe qëllimet tona, dhe planet tona që i kemi sidomos duke respektuar planin afatgjatë që e kemi”, thotë ai, për KosovaPres.
Komandanti i Forcës vlerëson se viti 2019, që është viti i parë i tranziocionit, është vit i suksesit për FSK-në. Madje, thotë se janë tejkaluar pritshmëritë.
“Mund të them me përgjegjësi, që viti i parë ka shkuar shumë mirë ndoshta edhe përtej pritjeve tona që i kemi pasur. Jemi në një fazë të tranzicionit dhe ka shkuar shumë mirë dhe pa dyshim që 27 nëntori është një ditë e veçantë për Forcën e Sigurisë së Kosovës por në të njëjtën kohë është një ditë e veçantë edhe për Kosovën, arsyeja është që për herë të parë me mision dhe mandat të ri, dhe jemi të sigurt që të gjitha këto objektivat tona, planet tona janë në realizim e sipër”, thotë ai.
Këtu gjeneral Rama nuk lë pa përmendur partnerët e FSK-së të cilët po e përkrahin edhe në fazën e tranzicionit. Ai thotë se pa aleatët, Forca nuk do të mund të arrinte ku është aktualisht.
Gjatë këtij viti, FSK ka nënshkruar kontrata për pajisje, përfshirë automjete taktike dhe sisteme të armatimit.
Në mesin e shumë donacioneve që ka marrë Forca, janë edhe automjetet taktike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlera e të cilave është rreth 12 milionë.
Gjatë vitit të parë të tranzicionit, ka pasur përkrahje edhe në shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të Forcës.
Aktualisht janë dhjetëra kadet të ri të cilët po i përfundojnë shkollimet në këto akademi akademitë ushtarake më prestigjioze në botë.
E vitin e ardhshëm pritet që, për herë të parë, dy oficerë të ri të FSK-së të përfundojnë akademinë në West Point.
Gjithashtu, FSK do të ketë edhe një kadet në West Point dhe një në Forcat Ajrore, e që është hera e parë që Kosova do të marrë pjesë në Forcat Ajrore.
Komandanti i FSK-së thotë se vazhdojnë me ngritjen profesionale të stafit, qoftë në trajnime individuale, akademi ushtarake në botë, por edhe trajnime e aktivitete të tjera, siç janë garat dhe ushtrimet fushore që FSK sivjet ka marrë pjesë në shumë vende të botës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova