LAJMI I FUNDIT:

FSHF me informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Kroaci – Shqipëri në stadiumin e Hamburgut

FSHF me informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Kroaci – Shqipëri në stadiumin e Hamburgut

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Një takim shumë i rëndësishëm në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut që sërish pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin nga afër kuqezinjtë.

Njëjtë si në sfidën e parë ndaj Italisë në stadiumin e Dortmundit edhe në  “Volksparkstadion” të  Hamburgut dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.


Dita e ndeshjes: Shqipëria përballet me Kroacinë në kërkim të pikëve të para në Euro 2024
Lexo po ashtu Dita e ndeshjes: Shqipëria përballet me Kroacinë në kërkim të pikëve të para në Euro 2024

Gjithashtu procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të shmangur çdo lloj problem dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Viewing Heiligengeistfeld.

Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori