Fshati Progër të Korçës në ujë, humb e moshuara - policia dhe familjarët nisin kërkimet

Një e moshuar ka humbur së fundmi në fshatin Progër të Korçës. Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raporton se e moshuara nuk dihet se ku ndodhet ndërsa kanë nisur kërkimet nga autoritet.
Ai thekson se zhdukjen e të moshuarës e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro. Për gjetjen e saj janë angazhuar forcat e policisë dhe familjarët.
Lidhur me situatën e përmbytjeve prej dy ditësh fshatrat Progër dhe Mancurisht janë nën “pushtetin” e ujit. Ujërat kanë depërtuar në me shume se 30 banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Situatë e vështirë është edhe në fshatin Cetë dhe Arrzë ku janë dëmtuar këmbët e urave. Për normalizimin e situatës po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës, forcat e policisë dhe emergjencave civile pranë institucionit të pushtetit lokal. /Euronews.al/


































