LAJMI I FUNDIT:

Fshatarët e Vrapçishtës: Vranjofca shkon drejtë zbrazjes, të rinjtë kanë marrë rrugën e mërgimit

Fshatarët e Vrapçishtës: Vranjofca shkon drejtë zbrazjes, të rinjtë kanë marrë rrugën e mërgimit

Mungesa e infrastrukturës dhe lënia pas dore e banorëve nga ana e komunës, kanë bërë që fshati Vranjofcë i Vrapçishtit të boshatiset pothuajse tërësisht.

Në fshat, kanë mbetur vetëm më të moshuarit dhe shumë pak të rijnë. Edhe ata pak investime që janë në këtë fshat, sipas banorëve janë bërë me investimin e bashkëfshatarëve të tyre në Zvicër dhe në Gjermani dhe jo nga komuna, shkruan Alsat.


“Shumë kemi në kurbet, kanë ikur me gjithë familjet, fëmijët i kanë shkolluar atje dhe vijnë më vetëm përkohësisht këtu. Ama fëmijët më nuk besoj të kthehen. Përpara ishte shumë mirë, kishte perspektivë, autoritet, ndihmoheshim me njëri tjetrin s’kishte kurbet këtu”, tha një banorë i këtij fshati.

“Fshati ka pasur rreth 900 banorë, tash kanë mbet afër 200-250 banorë. Çdo ditë çdo ditë çdo i ri ikën. Shumë pak të ri na kanë mbetur, vetëm ata pak që kanë zanate, por të tjerët 80 për qind janë largu. S’ka perspektivë më këtu. Politika e ka bë të veten, i ka lënë pas dore njerëzit. Premtojnë gjithçka asgjë nuk bëjnë, vetëm shohin interesin e vetë”, u shpreh një banorë tjetër.

“Partitë shqiptare, asgjë nuk bëjnë për ne, s`kanë interesim. Ky kryetar i Vrapçishtit që është zero investime ka bë. Nuk na llogarit neve. Asnjë gozhdë nuk ka vendos, gjithçka që sheh, ata të kurbetit e kanë bërë”, theksoi një banorë.

Migrimi masiv i banorëve të fshatit malor Vranjofcë ka zbrazur edhe bankat e shkollës.

“Për fat të keq, migrimi dhe kushtet që mungojnë i ka detyruar njerëzit të largohen dhe kjo shkollë që ka pasur mbi 50 nxënës tash është me 18. Kjo është gjendja, klasë të dytë nuk kemi fare. Kushtet janë të këtilla për momentin, shpresojmë në të ardhme më të mirë por nuk besoj”, deklaroi Vesel Iljazi, mësues në shkollën fillore të Vranjofcës.

Banorët e Vranjofcës kërkojnë që shteti të sigurojë më tepër vende pune, por edhe kushte më të mira me qëllim të kthimit të popullatës, sepse në të kundërtën, thonë ata fshati do të mbetet pa njerëz, si shumë fshatra të tjerë të malësisë. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori